MKRS zhgënjen grevistët, Qeveria nuk merret me draft-rregulloren e re për pagat

Qeveria e Kosovës nuk ka diskutuar fare në mbledhjen e fundit për draft rregulloren e re për pagat dhe gradimet e preformuesve të kulturës dhe stafeve tekniko artistike, ashtu siç ishte pritur nga grevistët e institucioneve të kulturës.

Mundësia që rregullorja për pagat dhe gradat në institucionet kulturore, të miratohet në qeveri këtë të martë, (11 shtator 2018)  ishte paralajmëruar edhe nga zyrtarë të MKRS.

MKRS nuk ka dal me një qëndrim, përderisa grevistët shprehen të zhgënjyer dhe do të vazhdojë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre, e që lidhet me miratimin e Rregullores për pagat dhe gradimet e performuesve, stafeve artistik teknike dhe punëtorët e trashëgimisë në institucionet publike që janë nën ombrellën e MKRS-së.

Besnik Grajçevci, në emër të Këshillit grevist të tri  institucioneve, AKKV “Shota”, Filharmonisë dhe TKK-së,   ka thënë për Kallxo.com se  greva vazhdon me planet dhe dinamiken e saj dhe do se të vazhdoj deri tek realizimi kërkesave të tyre.

“Presim edhe të enjten vazhdimin e mbledhjes së Qeverisë dhe uroj që deklarimi i ministrit Kujtim Gashi të realizohet dhe ne të pezullojmë grevën”, ka thënë Grajçevci.