Fotografia: Facebook

Miratohet Projektligji për Sponsorizime

Gjatë paraqitjes së këtij projektligji, ministri i Kulturës Kujtim Shala tha se me të për herë të parë vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve për kulturën, sportin e rininë.

Shala tha se projektligji është shumë i rëndësishëm sidomos për sportin.

“Me këtë projektligj për herë të parë lejohet sponzorizimi i fushave të ndryshme të sportit”, tha Shala.

Sipas tij, projektligji përcakton lehtësira tek sponsorët dhe donatorët.

Ndësa Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Kulturë Rini dhe Sport tha se ky komision e ka shqyrtuar këtë projektligj, duke kërkuar që seanca ta miratojë në parim.

Sipas tij, këtë ligj është dashtë qysh moti  ta ketë Kosova.

Bekim Haxhiu nga PDK-ja tha se ky ligj është shumë i rëndësishëm dhe i ka munguar rinisë dhe sportit në Kosovë.

Haxhiu tha se vlera financiare e përcaktuar nuk i përmbush nevojat dhe kriteret e sportit në përgjithësi dhe se duhet të rishikohet edhe njëherë, pasi që kanë nevojë për një mbështetje financiare dhe kjo të jetë përmes sponsorëve.

Ndërsa Salih Morina, deputet i LDK-së tha se grupi parlamentar i këtij subjekti e mbështet Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në Fushën e Kulturës, Sportit e Rinisë, pasi sipas tij, ka qenë kërkesë e kahershme dhe se kjo periudhë është koha e duhur për aprovimin e tij.

Në tërësi, ky projektligj krijon lehtësira financiare 20 për qind për sponsorizuesit e donatorët. [interaction id=”56c750bdb6c51fb652f79052″]