Ministri i MPMS-së, Skender Reçica - Foto: Facebook
Ministri Ngushëllon për Vdekjen e Punëtorit
Pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut Fehmi Salihu, ka reaguar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.
Sipas një komunikate të lëshuar nga ministria, ministri Reçica ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për këtë vdekje.
“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë ministri Reçica, sipas komunikatës.
Ministri më tutje tha se do të punohet që vdekjet në vendet e punës të minimizohen.
“Ne, si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, tha ministri Reçica.
Ngushëllime për vdekjen familjes së punëtorit të KEK-ut i shprehu edeh kjo korporatë, ndërsa detaje për këtë vdekje dha edhe policia.
http://kallxo.com/kek-u-shpreh-ngushellime-dhe-tregon-si-vdiq-punetori-i-tij/
http://kallxo.com/punetori-kek-ut-vdiq-pasi-ra-nga-lartesia/