Ministri i Arsimit uron mësimdhënësit e viteve 1990/99 për njohjen e statusit

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka uruar gjithë mësimdhënësit e viteve 1990/99 për njohjen e statusit të punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës.

Këtë urim Bytyqi e ka bërë përmes rrjetit social Facebook pas miratimit të kësaj pike në Kuvendin e Kosovës.

“Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës. Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën”, ka shkruar Bytyqi.

Ai tha se do të bëjnë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë.