Milot Hasimja, gazetar i TV Klan Kosova. Foto: Kallxo.com

Milot Hasimja: Sulmuesi im Vazhdon të Jetë i Lirë

Megjithëse ka marrë dënim të plotfuqishëm nga gjykata me 3 vjet e gjysmë burgim, sulmuesi sipas Hasimjes po qëndron në shtëpi.

“Sot e kësaj dite prokuroria nuk ka marrë dëshmitarë në intervistë asnjë prej kolegëve që kanë qenë 50 centimetra larg. Ai është shpallë fajtor me 3 vite e gjashtë muaj burg por prej babait të tij e kuptova se personi është në shtëpi”, deklaroi Hasimja.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ , që iu dedikua sigurisë së gazetarëve në Kosovë, Hasimja rrëfeu për sulmin që kishte shkaktuar shumë reagime në atë kohë.

“Kam qenë duke lexuar një prej teksteve dhe ka hy personi , sulmuesi , pesë herë më ka sulmu në kokë me thikë, ja kom hek thikën dhe kam ik shpejt në emergjencë, vetë kam hyp në taksi, ambulanta u vonu 25 minuta dhe Policia gjysmë ore”, tha Hasimja.

Këtë të enjte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të mund të ndiqni reportazhin me rrëfimet e gazetërëve për kërcënimet që i kanë marrë gjatë punës.

Gjithashtu, në studio për këtë çështje do të debatojnë Përfaqësues të gazetarëve dhe organeve mbrojtëse.

Deklaratën e gazetarit Milot Hasimja mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: