Foto Arkiv: Atdhe Mulla

Mikullovci – Sherifit: S’ke thënë asgjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci në seacën ku po mbahet për  Ligjin për Tatimin në të Hyra të Korporatave pas fjalimit të deputetit, Bilall Sherifi, I tha atij se “s’ke thënë bashë kurgjë”.

“Vetëm dua t’ju them se tepër po flasim, tepër po parafrazojmë, tepër po supozojmë. Po flasin njerëz që dijnë dhe nuk dijnë. Z. Billal fjalim sikur ti muj me fol dy ditë e mos me thënë bashë kurgjo”, tha Mikullovci.

E Sherifi ia ktheu me buzëqeshje.

“Faleminderit baca Adem për kritikën dhe të ecim përpara ta votojmë ligjin”, tha ai.