Lumi Valbonë - Foto: Rtv21

Mbytet në Lumë Punëtori i Firmës së Mirëmbajtjes së Rrugës

35-vjeçari G.Z. nga Tropoja është mbytur në lumë në fshatin Valbonë.

Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor rezultoi se 35 vjeçari banues në Tropojë ishte duke punuar në breg të lumit Valbonë.

Raportohet se gjatë pushimit të drekës ai  ka shkuar për të mbushur ujë në afërsi të lumit dhe nuk është kthyer më.

Në afërsi të burimit, është gjetur jeleku i punës që mbante veshur ky shtetas, i cili dyshohet të ketë rënë në lumë.

Policia në bashkëpunim me banorët e fshatit kanë filluar kërkimet për gjetjen e G.Z nga ora 13:30 deri në orën 17:30, ku për shkak të errësirës janë ndërprerë kërkimet për t’i rifilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. /21Media