Foto: Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës/Facebook

Pamje nga tërheqja e trupit të pajetë të bjeshkatarit në Valbonë (VIDEO)

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka realizuar operacionin e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës në Bjeshkët e Valbonës.

Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar infarkt në zemër dhe ekipet realizuan bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të aterojë helikopteri.

Njoftimin në Policinë e Shtetit e ka bërë një turiste serbe, e cila ka raportuar se grupi i turistëve ndodhej në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”.