Pjesa ku është mbyllur rruga Hani i Elezit - Kaçanik, Foto: Kallxo.com

Mbyllet rruga Kaçanik - Han i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga nacionale Kaçanik – Hani i Elezit do të mbyllet përkohësisht për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407.

Kjo rrugë do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim të automjeteve të premten nga ora 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00 dhe të shtunën nga ora 07:00 – 17:00.

“Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme: E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesërishme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00 dhe e shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00”, thuhet në komunikatë.