Foto Arkiv

Mbyllen Lokalet e Lojërave të Fatit në Deçan

Katërmbëdhjetë lokale të lojërave të fatit janë mbyllur sot në Deçan me vendim të kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj.

“Më kërkesën e Komunës së Deçanit, me asistencën e inspektorëve komunalë, Doganës së Kosovës, Drejtorisë për Lojërat e Fatit, në harmoni më Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe vendimin e kryetarit të Komunës z. Rasim Selmanaj, sot u bë mbyllja e 14 ofruesve të lojërave të fatit në komunën e Deçanit”, thotë një komunikatë e Komunës.

“Është dukuri negative. Askush nuk e përkrahë hapjen e tyre. Mbyllja e tyre është në të mirë të qytetarëve andaj edhe unë jam përkrahës për mbylljen e të gjithave, sepse ato nuk kanë leje dhe po punojnë në mënyrë të kundërligjshme”, thekson kryetari Rasim Selmanaj para oficerëve të Policisë e të Doganës sipas një videoje të publikuar nga Komuna e Deçanit.

Sipas të njëjtit njoftim, dy vite me parë një aksion i tillë nuk kishte rezultuar i suksesshëm.