Zyrtarët komunalë inspektojnë punimet për mbushjen e gropave në rrugët e qytetit – Foto: Komuna e Klinës

Mbulohen gropat në rrugët e Klinës

Sot ka filluar riparimi i rrugëve të dëmtuara në qytetin e Klinës.

Gropat nëpër qendër të qytetit kanë filluar të përgatiten për asfaltim e disa edhe janë asfaltuar, bën të ditur Komuna e Klinës.

Sipas këtij njoftimi, drejtori për Shërbime Publike, Ibër Elezaj, gjatë inspektimit të punimeve ka theksuar se pas mbulimit të gropave nëpër rrugët e qytetit, muajin e ardhshëm do shtrohet edhe një shtresë e asfaltit.

Po ashtu bëhet e ditur se pas riparimit të rrugëve të qytetit, nga java e ardhshme do fillojë edhe riparimi i rrugëve nëpër fshatrat e kësaj komune.