Mblidhet PDK-ja për Mocionin

Disa nga ata që kanë hyrë në selinë e PDK-së janë Ramadan Muja, Ramiz Lladrovci, Rafet Rama, Besim Beqaj, Flora Brovina, Shukri Buja, Adem Grabovci, Blerand Stavileci, Zenun Pajaziti etj. si dhe kreu i partisë Kadri Veseli.

PDK është mbledhur për të marrë vendim nëse do ta votojë apo jo mocionin e votëbesimit të Qeverisë që është paraparë për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Dita e sotme pritet të jetë vendimtare për çështjen e mbijetesës së Qeverisë së Kosovës dhe e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

http://kallxo.com/dita-kritike-cfare-pritet-te-ndodh-neser-ne-kuvend-e-qeveri/