Gjykata e Apelit - Foto: KALLXO.com

Mbetet në Paraburgim i Dyshuari për Krime Lufte

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit D.T.,  kundër aktvendimit  mbi caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, të nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren me 23.11.2017.

D.T. po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tij konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, njofton Gjykata e Apelit.