Lirohet nga Burgu Sulmuesi i Eskortës së Mustafës

Të dyshuarit kryesor për ngjarjen e 23 shtatorit me vendim të gjykatësit Kreshnik Radoniqi i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria pretendon se me 23 shtator 2015 Trim Gashi kishte  përgatitur një sulm ndaj eskortës së Kryeministrit Isa Mustafa.  Në gjyqin ndaj tij Gashi ka vendosur të heshtë ndërsa në emër të tij avokati Tomë Gashi ka mohuar çdo lidhje të Gashit me ndonjë sulm të mundshëm ndaj kryeministrit.

“Trim Gashi akuzohet vetëm që ju ka gjetur një kartë e cila e identifikon që është anëtar i “Vetëvendosjes,” tha Tomë Gashi.

Dy dëshmitarët e prokurorisë- policët Adem Ademi e Bekim Gashi rrëfyen për mënyrën se si arrestuan Gashin.

“Atë ditë kemi pasur për obligim të bëjmë pararojë nga shtëpia e Kryeministrit deri ne objektin e Qeverisë dhe kur kam dalë me vëzhguar rrugën, i kam vërejtur disa persona te dyshimtë nga të cilët kam kërkuar  me u ndal me i verifikuar, ” rrëfeu polici Ademi.

Sipas tij të dyshuarit kishin ikur me vrap, por me ndihmën e kolegëve njëri nga ta ishte arrestuar.

“Gjësendet që i kanë pasur të dyshuarit në qese janë shpërnda nëpër rrugë ku ka pasë me lëviz eskorta e kryeministrit.” ka rrëfyer Ademi.

Dëshmitari tjetër-polici Bekim Gashi ka treguar arsyet pse policia ishte vënë në pararojë të eskortës së Kryeministrit.

“Ka pasur raste që në atë rrugë janë sulmuar personalitetet me vezë dhe sende tjera,” deklaroi dëshmitari Gashi.

Në fund të dëshmisë së policëve, avokati Tomë Gashi i ka propozuar gjykatës që në gjykatore për të dëshmuar të ftohet Kryeministri Mustafa, propozim ky që nuk është miratuar nga gjykata. [interaction id=”56cf354dfe5d459225c87028″]