Limaj: Brenda 10 ditëve zgjidhen problemet teknike të qarkullimit Kosovë- Shqipëri në Vërmicë

Zëvendës kryeministri kosovar dhe kreu i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se katër marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të implimentohen deri në fund të muaji të ardhshëm.

“Me kënaqësi mund të ju them se presim që deri në fund të muajit qershor të këtij viti të përmbyllen katër marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë”, ka shkruar zv/kryeministri nga Qeveria e Kosovës.

Siç ka deklaruar ai, me 15 qershor pritët të zbatohet marrëveshja për Romingun, edhe një marrëveshje tjetër sipas Limajt pritët së shpejti të funksionalizohet.

“Marrëveshja për Romingun: Ashtu siç është paralajmëruar, më 15 qershor do të nisë të zbatohet kjo marrëveshje dhe deri në vitin 2021 do të përmbyllet në tërësi. Kësisoj qytetarët e dy vendeve do të kenë tarifa shumë më të lira”, ka thënë Limaj.

“Marrëveshja për zbatimin e protokollit për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë: Qarkullimi i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë do të lehtësohet në masë të madhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare siç është IBM. Vështirësitë teknike që i kemi, kemi marrë vendimin t’i zgjidhin në 10 ditët e ardhshme”, deklaroi tutje ai.

Sipas të dytit të Qeverisë Haradinaj, marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve tashmë është gati nga të dyja shtetet.

“Marrëveshja për Patentë Shoferët: Që nga sot marrëveshja është e gatshme për t’u implementuar dhe qytetarët e dy vendeve mund të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen reciproke të Patentë Shoferëve”, shkroi ai.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes për pikën doganore në Durrës, Limaj e ka pranuar se ka pasur disa probleme që kanë quar në zvarritjen e funksionalizimit të saj.

“Marrëveshja e katërt ka qenë pika doganore në Durrës. Po ashtu gjatë implementimit të kësaj marrëveshjeje, kemi pasur probleme teknike dhe sot na kanë raportuar drejtuesit e doganave dhe tani e tutje nuk do të ketë probleme të tilla.

“Marrëveshja e katërt ka qenë pika doganore në Durrës. Po ashtu gjatë implementimit të kësaj marrëveshjeje, kemi pasur probleme teknike dhe sot na kanë raportuar drejtuesit e doganave dhe tani e tutje nuk do të ketë probleme të tilla”, ka shkruar.

Ky është postimi i plotë i Fatmir Limajt në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë,

Në cilësinë e koordinatorit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve tona, pas takimit të dytë koordinues në Tiranë në mes të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë dhe drejtuesve të dikastereve e agjencive tjera lidhur me marrëveshjet e nënshkruara më datë 26 nëntor 2018, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Pejë: me kënaqësi mund të ju them se presim që deri në fund të muajit qershor të këtij viti të përmbyllen katër marrëveshjet e arritura vitin e kaluar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë.

Marrëveshja për Romingun: Ashtu siç është paralajmëruar, më 15 qershor do të nisë të zbatohet kjo marrëveshje dhe deri në vitin 2021 do të përmbyllet në tërësi. Kësisoj qytetarët e dy vendeve do të kenë tarifa shumë më të lira.

Marrëveshja për zbatimin e protokollit për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë: Qarkullimi i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë do të lehtësohet në masë të madhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare siç është IBM. Vështirësitë teknike që i kemi, kemi marrë vendimin t’i zgjidhin në 10 ditët e ardhshme.

Marrëveshja për Patentë Shoferët: Që nga sot marrëveshja është e gatshme për t’u implementuar dhe qytetarët e dy vendeve mund të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen reciproke të Patentë Shoferëve.

Marrëveshja e katërt ka qenë pika doganore në Durrës. Po ashtu gjatë implementimit të kësaj marrëveshjeje, kemi pasur probleme teknike dhe sot na kanë raportuar drejtuesit e doganave dhe tani e tutje nuk do të ketë probleme të tilla.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit e takimit të sotëm, i cili ishte shumë konkret dhe përmbajtjesor dhe dola nga kjo mbledhje me shumë optimizëm edhe nga ajo çka na pret të ardhmen. Ne nuk do të kufizohemi vetëm me realizimin e këtyre marrëveshjeve, por do të shkojmë tutje gjithmonë në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve andej e këndej kufirit.#bashkëpërzhvillim ?????