Kurti rendit marrëveshjet Kosovë-Shqipëri: Dy republika, një komb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka renditur marrëveshjet biletareale të arritura në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në më shumë se dy vite të mandati të tij si kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook Kurt, ka shkruar se gjatë dy vjet e gjysmë janë aritur 58 marrëveshje bilaterale të cilat sollën shumë përfitime për qytetarët e dy vendeve.

“Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit”- ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, “lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, thjeshtimit të proceduarve për pajisje me leje qëndrimi në afat 5 vjeçarë është arritur edhe heqja e detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative.”

“Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit” – ka potencuar me tej Kurti.

Ndërsa ka thënë se këtë vit shkëmbimet tregtare nëse mes dy vendeve janë më të lartat ndonjëherë

“Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro”- ka pohuar kryeministri.

Kurti ka përmendur edhe nënshkrim e marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, e cila pos  rëndësisë në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar, do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me Kosovën. Por, edhe vendimin pë një abetare të përbashkët.

“Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona. Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare. Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”- ka shkruar Kuti ën Facebook.

Megjithatë Kurtri nuk ka përmendur edhe raportet e acaruara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që nga fillimi i mandatit të tij se kryeministër. Acarimi i marrëdhënieve mes dy kryeministrave kulmoi me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në qershor të këtij vit, e planifikuar të mbahet në Gjakovë.

Ndërkaq, gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Çekisë, u panë të ulur larg njëri tjetrit në tribuna të stadium për të ndjekur ndeshjen në Tiranë.

&