Aeroporti "Ataturk" ku të martën në mbrëmje u krye sulm terrorist - Foto: Facebook

Liderët Ngushëllojnë për Viktimat e Stambollit

Mbrëmë në një atentat të trefishtë vetëvrasës të kryer në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, sipas zyrtarëve turq u vranë së paku 36 persona, ndërsa 140 u lënduan.

Pas këtij sulmi krerët e institucioneve kosovare ngushëlluan popullin dhe drejtuesit e institucioneve të Turqisë.

Presidenti Hashim Thaçi në telegramin e ngushëllimit për homologun e tij turk Recep Taip Erdogan, sulmet terroriste i vlerëson të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm,” shkruan Thaçi në ngushëllimin e tij.

Për viktimat e Stambollit Turqinë e ngushëlloi edhe Kryeministri Mustafa.

“Kosova është e tronditur dhe i dënon sulmet terroriste në Stamboll. Ngushëllime popullit turk dhe qeverisë së Turqisë,” shkroi Mustafa në Twitter.

Dhimbjen për viktimat e sulmit e shfaqi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm dhe la të lënduar edhe shumë të tjerë, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale,” shkroi Veseli në Facebook.

në Stamboll kishte edhe sulme tjera të mëhershme këtë vit.

http://kallxo.com/sulm-vetevrases-ne-stamboll/

http://kallxo.com/shperthim-i-fuqishem-ne-stamboll-shume-te-plagosur/