Foto: Kallxo.com

LDK Premton ‘Drenasin pa Korrupsion’

Kryeministri i Kosovës, që njëherit është edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, tha se Nika do ta drejtojë këtë komunë ”në mënyrën më të mirë”.

Të mbledhur në shtëpinë e kulturës në Drenas, simpatizuesit e LDK-së kanë dëgjuar kryetarin e partisë dhe kandidatin e tyre për kryetar të komunës tek po jepnin premtimet për qeverisjen e ardhshme.

“Jam në Drenas si kryetar i LDK-së për t’i dhënë mbështetjen tonë kandidatit tuaj Bedri Nika sepse kemi një kandidat që në mënyrën më të mirë do ta drejtojë Drenasin”, tha Mustafa

Ai premtoi se si kryeministër i vendit do ta mbështesë Drenasin që kjo komunë të zhvillohet ekonomikisht.

“Programi i LDK-së për Drenasin mundëson një zhvillim të shpejtë ekonomik”, tha Isa Mustafa.

Ndërsa kandidati për kryetar të komunës, Bedri Nika, tha se “Drenasi po frymon LDK”.

“Drenasit sot po i vjen koha e një qeverisjeje pa korrupsion të cilën e kanë instaluar qeveritë më e mëhershme të komunës”, tha ai.

ldk-drenas-fushata-3

“Drenasit i duhet ndryshim rrënjësor ashtu qysh iu desh ndryshimi qeverisë së Kosovës”, shtoi ai.

Nga ana e tij, Nika premtoi arsim cilësor, shëndetësi më të mirë, administratë më efikase komunale.

Në këtë tubim kanë qenë të pranishëm edhe zëvendës kryeministri Ramiz Kelmendi, e ministrat Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami e Arban Abrashi si dhe deputetë të LDK-së.

Zgjedhjet në Drenas po mbahen për shkak se kryetarit të kaluar, Nexhat Demaku, Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në akuzat për krime të luftës, ndërsa mandati i kryetarit të zgjedhur më 4 dhjetor dorë zgjasë më pak se një vit.