LDK mbështet ligjin për sponzorizimin e sportit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se kjo parti e mbështetë idenë për sponzorizimin e sportit.

“Me këtë jemi marrë edhe në Qeverinë e kaluar dhe tash qëndrojmë prapa kësaj ideje/ Atë që ne e kemi kërkuar është që të rritet potenciali për sponzorizim të sportit për 30% të fitimit bruto. Çka nënkupton, mundësi për sponzorizim të sportit deri në 300 milionë euro brenda vitit”, tha Hoti në seancën e jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Ai sqaroi edhe dallimet mes amadamentit të deputeti të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe atij të LDK-së.

“Amendamenti i Bekim Haxhiut nënkupton 30% të tatimit në fitim, të tatimit që korporatat ia paguajnë shtetit që është rreth 30 milionë euro. Mundësia për sponsorizim me amendamentin e deputetit Haxhiu është maksimum 30 milionë euro me mundësinë që me amendamenti që e ka përkrahë komisioni është deri në 300 milionë euro.  Grupi jonë e mbështet cilindo prej varianteve dhe sigurisht që do ta parapëlqenim që sponzorizimi të bëhej nga fitimi bruto por ne do të japim votën tonë për cilindo variant që hidhet në votim”, tha Hoti.