Foto nga nje konference e LDK-se

LDK: Koalicioni në pushtet vendos për fatin e taksës 100%

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë është shprehur se është në përgjegjësinë e koalicionit qeverisës i cili ka vendosur për taksën, të vendosin për fatin e saj.

LDK duke reaguar ndaj një shkrimi të mediave, thotë se ky subjekt politik është shprehur qartë për miqësi të përhershme me ShBA-në, ka përkrahur dhe përkrah dialogun për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, që rezulton në njohje reciproke të dy shteteve sovrane.

“Ky është qëndrimi i vërtetë dhe i vetëm i LDK-së. LDK në këtë legjislaturë është parti opozitare dhe vepron nga opozita në mënyrë pozitive dhe konstruktive në interes të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë. LDK është shprehur se është në përgjegjësinë e koalicionit qeverisës i cili ka vendosur për taksën, të vendosin për fatin e saj”, thuhet në reagim.