Tatjana Llazareviq, gazetare nga Mitrovica e Veriut

Lazareviq: Komunitetet kanë probleme të shumta

Tatjana Lazareviq, redaktore e portalit serb KoSSev, ka thënë se ka shumë sfida si gazetare dhe si serbe e Kosovës që jeton në veri.

Lazareviq tha se lista e problematikave të komuniteteve është e gjatë.

“Të qenit një serbe nga Kosova, të qenit grua, të jetuarit në veri, të qenit një gazetare, më bën mua shumë, shumë të ndjeshme dhe pra më jep një ndjeshmëri të shumëfishuar ndaj sfidave e që në realitet nuk kanë ndryshuar shumë. Për vite me radhë tashmë e në fakt për dekada, unë do të mund t’i filtroja të gjithë këto çështje të komuniteteve dhe të listoj problemet e mbledhura, por të jem shumë e sinqertë, për ta bërë këtë do të më duhet të kem shumë besim që ne po ecim drejt ndërtimit të bazës solide për zgjidhjen e këtyre problemeve. Fatkeqësisht unë nuk e ndaj mendimin që po shkojmë në atë drejtim”, tha ajo.

Po ashtu, ajo ka kujtuar transmetimet serbe gjatë viteve të 90-ta deri në vitet 2000 kur në hulumtimet televizive për luftërat e temat e mëdha kanë qenë të përfshira vetëm burrat.

Ajo ka shtuar se nga vendi ku ajo vjen pozita e gruas kohëve të fundit është duke nxjerrë fryte në poste publike, në politikë, qoftë në kulturë, ndarjen e përvojave familjare e në sfera të tjera.

Ky diskutim i organizuar për shënimin e 20 vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë për Ditën Globale të Kosovës u mbajt në Prishtinë.

Debati, i cili mbulon një sërë çështjesh lokale, rajonale dhe globale, mblodhi rreth 200 pjesëmarrës, duke përfshirë ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, udhëheqës të shoqërisë civile dhe politikanë për të diskutuar rolin e grave në pozita udhëheqëse, duke u angazhuar në debatin mbi reformën ligjore në Kosovë drejt drejtimit barazisë gjinore.

Dita e Hapur Globale e Kombeve të Bashkuara, e organizuar nga OKB dhe Zyra e BE-së në Kosovë, ofron një platformë ku zërat e grave mund të dëgjohen dhe ofrojnë mundësi për të rishikuar zbatimin e Rezolutës 1325, e cila implikon vendet për të përfshirë gratë në të gjitha nivelet vendimmarrëse.