Valdete Daka në presidencë, takohet me Hashim Thaçin Foto: KALLXO.com

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në takim me Thaçin

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdet Daka është duke mbajtur takim me presidentin Hashim Thaçi.

Sipas një njoftimi të djeshëm, takimi mes Thaçit dhe Dakës po mbahet për të diskutuar në lidhje me hapat që duhet ndërmarrë në rrethanat e reja.

Presidenti Thaçi ende nuk i ka ftuar partitë politike parlamentare për të diskutuar për zgjedhjet e ardhshme dhe për ta shpërndarë Kuvendin, ndonëse ka deklaruar se do t’i takoj gjatë kësaj jave.

Gjatë ditës së djeshme, Presidenti Thaçi ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin në largim Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani  ku kanë diskutuar për zhvillimet politike.

Partitë politike kanë deklaruar se janë duke pritur që Presidenti Thaçi t’i ftoj në konsultim dhe kanë kërkuar nga ky i fundit të mos e vonojë procesin e zgjedhjeve të parakohshme.