Agim Bahtiri

Kryetari me miliona e me Audi Q7

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahitiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme vlera e së cilës kap shifrën e 1 milion e 360 mijë euro.

Në pasurinë e paluajtshme të Bahtirit, hyjnë  tri shtëpi të cilat i ka deklaruar se i ka trashëgimi nga prindërit dhe një shtëpi tjetër të blerë me kredi.

Përveç katër shtëpive, Bahtiri në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon edhe një tokë me 17 hektarë e trashëguar poashtu nga prindërit e tij.

Bahtiri sipas deklarimit, vozit veturë Audi Q7 vlera e së cilës është 10 mijë euro.

Edhe pse pasuria e Bahtirit është milionëshe, ai ka deklaruar se ka kredi vlera e së cilës është 450 mijë euro.

Të ardhurat vjetore të kryetarit të Mitrovicës përfshijnë pagën e tij që merr nga Kuvendi Komunal në komunën e Mitrovicës prej 15 mijë e 753  euro dhe pagën të cilën e marr nga fabrika e këpurdhave “Green Mushroom Farm”  në Holandë prej 336 mijë euro.