Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Kryekuvendari Ngushëllon Familjen Dehari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.

“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka ndërruar jetë dje gjatë kohës sa po mbahej në paraburgim në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur deklarata kundërthënëse rreth vendit të vdekjes së Deharit.

Gjatë ditës së djeshme, ka pasur deklarata kundërthënëse rreth vendit të vdekjes së Deharit.

Përderisa Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se Astrit Dehari ka ndërruarr jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, burime të Policisë kanë thënë se ai ka ndërruar jetë rrugës për Emergjencë.

http://kallxo.com/sherbimi-korrektues-keqardhje-per-vdekjen/

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

Ndërsa, kreu i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha, në një prononcim për KALLXO.com e ka quajtur të dyshimtë vdekjen e Deharit.

Ai ka treguar se e ka parë trupin e të ndjerit dhe se kishte gërvishtje në qafë dhe duar, por jo gjak.

http://kallxo.com/syle-hoxha-e-dyshimte-vdekja-e-deharit/

Ndërsa, përmes një komunikate, ku konfirmonte vdekjen e aktivistit të saj, Lëvizje Vetëvendosje e ka quajtur “aktvist shembullor” Astrit Deharin.

http://kallxo.com/vetevendosje-astriti-u-shua-teper-heret/

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë akivistët e Vetëvendosjes, të dyshuar për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.