FOTO ARKIV: Arrestimi i Marko Gjuriqit - Foto: KALLXO.com

Kriza Kosovë-Serbi Duket 'Komplot i Projektuar'

Dëbimi nga Kosova i një zyrtari serb të profilit të lartë mund të ishte një spektakël i parapërgatitur për të përfituar krerët në Prishtinë dhe Beograd, thonë disa analistë politikë.

Tensioni midis Kosovës dhe Serbisë i shkaktuar nga arrestimi dhe dëbimi i të i ditës së hënë i kreut të Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, duket si një komplot i projektuar për të rritur imazhet patriotike të udhëheqësve të Kosovës dhe të Serbisë, dyshojnë disa analistë.

Analisti nga Kosova, Haki Abazi i tha të mërkurën gazetës Novi.ba se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e përdori arrestimin spektakolar të Marko Gjuriq për të larguar vëmendjen nga lëvizjet jo të pëlqyeshme nga qeveria e tij dhe nga çështjet serioze si papunësia e lartë dhe varfëria.

“Thaçi dëshiron ta largojë vëmendjen nga … ajo që po përgatitet të nënshkruajë, të formojë Asociacionin e Komunave Serbe [në Kosovë] që në mënyrë efektive e ndan Kosovën përgjatë vijave etnike dhe kështu krijon një Republika Srpska [njësi serbe në Bosnje] në Kosovë”, tha Abazi.

Rrëmuja e krijuar nga arrestimi i Gjuriq favorizon gjithashtu presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shtoi Abazi.

“Vuçiq … blen kohë dhe përdor çdo situatë të mundshme për të sabotuar shtetësinë dhe përparimin e Kosovës duke u përpjekur ta portretizojë veten si “mbreti i Ballkanit”, tha ai.

Në një artikull për BBC të botuar të martën, gazetari i mirënjohur serb, Dejan Anastasijeviq dyshonte për një skenar të ngjashëm.

“Autoritetet në Beograd dhe Prishtinë duhet që herë pas here t’i kujtojnë bashkësisë ndërkombëtare se ata mbajnë çelësat e luftës dhe paqes në Kosovë”, shkruan Anastasijeviq.

“Duke përdorur deklarata nxitëse dhe duke nxitur retorikën nacionaliste, Vuçiq kohët e fundit përpiqet ta devijojë vëmendjen nga fakti se afati i fundit për nënshkrimin e një “marrëveshjeje të detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën” po mbaron … Pastaj ai do të duhet të marrë disa vendime jo të pëlqyeshme, kështu që ai tani është duke ‘rritur’ besueshmërinë e tij patriotike”, shkroi Anastasijeviq.

Autoritetet e Kosovës deportuan Gjuriqin pasi policia e arrestoi atë në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës, duke e akuzuar atë për hyrje të paligjshme në vend.

Në përgjigje, Vuçiq thirri të hënën Këshillin për Sigurinë Kombëtare të Serbisë, pas së cilës ai mohoi se udhëtimi i Gjuriqit në Kosovë shkeli të ashtuquajturën Marrëveshjen e Brukselit.

Ai gjithashtu u bëri thirrje serbëve të mos bashkohen në ushtrinë e ardhshme të Kosovës, për të shmangur një situatë të mundshme në të cilën “vëllai do të shkojë kundër vëllait”.

Anastasijeviq theksoi disa detaje që mbështesin tezën se i gjithë incidenti mund të ishte planifikuar.

“Është interesante se Vuçiq njoftoi një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Kosovë para arrestimit të Gjuriq”,  shkroi ai.

“Për më tepër, një portal në Beograd (pravda.rs) publikoi lajme për arrestimin e Gjuriqit disa orë para se kjo të ndodhte në të vërtetë, gjë që mund të ketë qenë një gabim teknik, gjithçka është e mundur”, shkruante Anastasijeviq.

Ai tha se përdorimi i forcës së nga policia e Kosovës, duke përfshirë shok-bomba dhe gaz lotsjellës, për të arrestuar një politikan të vetëm, ishte gjithashtu simptomatike për një skenar të parapërgatitur.

Artikulli i Anastasijeviq gjithashtu thekson se i gjithë rasti “sjell një ngjashmëri të habitshme” me masën e vitit të kaluar nga Beogradi për të dërguar një tren në Kosovë të mbuluar me slogane “Kosova është Serbi”, të cilat provokuan tensionet me Prishtinën.

Të dy analistët mendojnë se Prishtina dhe Beogradi tani do të përpiqen të shënojnë pikë duke vepruar si “paqeruajtës” në një krizë që vetë ata e kanë krijuar.

“Serbët e Kosovës kanë njoftuar largimin nga qeveria [në Kosovë], ndërsa paqeruajtësi Vuçiq po kërkon tashmë përmbajtje”, vuri në dukje Anastasijeviq.