Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Krasniqi: Qeveria po tregon vullnet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Në debatin për krimin e organizuar dhe korrupsionin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se beson se Qeveria aktuale e Kosovës është duke treguar vullnet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe për eliminimin e zbrazëtirave ligjore.

“Përmirësimi i kornizës legjislative do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimin më të madh të institucioneve. Duke u bazuar në raporte vendore dhe ndërkombëtare shihet që ka nevojë për më shumë bashkëpunim në mes të institucioneve”, tha Krasniqi.

Ai theksoi se Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme legjislative duke hartuar disa reforma.

“Mungesa e objektivave të sakta për luftimin e korrupsionit e kanë ndërlikuar identifikimin e institucioneve përgjegjëse dhe rezultatet të jenë të dobëta”, shtoi Memli Krasniqi.

KALLXO.com po transmeton Live seancën e Kuvendit: