Konjufca: Janë Shpikur Ministri për të Akomoduar Dosta

Glauk Konjufca që në Kuvendin e Kosovës foli në emër të Lëvizjes Vetëvendosje tha se në qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka ministri që janë krijuar për të akomoduar dosta.

Ai deklaroi se një dorë e ngritur në këtë qeveri është e barabartë me një ministri.

Konjufca më tutje deklaroi se vizita e parë e qeverisë Haradinaj nuk u zhvillua në Tiranë, por në Moskë.

Moskën e patën vizituar deputetë të Listës Serbe që janë pjesë e qeverisë.

Konjufca më tutje deklaroi se Haradinaj e ndryshon pikëvështrimin politik varësisht nga pozita që është ulur.

Konjufca kritikoi Haradinajn për mosprani në mbledhjen e  Kuvendit, duke konstatuar se ai po e shpërfillë opozuitën.

Pas fjalës së Konjufcës reagoi Kadri Veseli. “Nuk je Zot” i tha Veseli Konjufcës.