Foto: Atdhe Mulla

Konjufca: Do të protestojmë nëse bëhen kompromise në kurriz të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk mohoi se nëse Presidenti Hashim Thaçi bën kompromise me Serbinë duke i bërë dëm Kosovës, LVV nuk do të dalë në protesta.

I pyetur në lidhje me kundërshtimet e LVV-së, kundër bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ku në krye të këtyre bisedimeve është Presidenti Thaçi, Konjufca tha se në momentin e parë që bëhen kompromise mes Thaçit dhe Serbisë duke i krijuar kështu dëm shtetit të Kosovës, LVV do të aktivizohet dhe do të protestoj.

“Në lidhje me protesta nuk ka pasur asgjë në bisedimet në tavolinën tonë, përveç këtyre deklaratave të rrezikshme të Hashim Thaçit që nuk ka vija të kuqe, në momentin e par që do të kristalizohen ofertat që do të bëhen të qarta, sikurse atëherë kur pat ardhur plani i Ahtisarit nuk e dinim fillimisht por, kur filluan me ardh draft dokumentet të shkruara dhe kur ne e dimë se çka ka në tavolinë dhe e dimë gatishmërinë  e presidentit tonë për kompromise, nëse kjo është kundër interesave të Kosovës e pamundëson krijimin e shtetit atëherë nuk kemi zgjidhje të tjera veçse ti ashpërsojmë mjetet tona të kundërshtimit, me c’ rast demonstratat protestat janë njëri prej mjeteve të shumta demokratike por të presionit që kjo mos me ndodh që presidenti mos me bo kompromise në kurriz të Kosovës, sepse LVV gjithmonë e ka bërë këtë që nëse diçka është e dëmshme ne jemi aktivizu”, tha Konjufca.

Ai gjithashtu u pyet nga gazetarët në lidhje me përkrahjen e subjekteve politike sa i përket protestave.

Me një ironi ai u përgjigj se në opozitë është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shtuar se ata që nga viti 1993 nuk kanë protestuar për asgjë.

“ Nuk e di sepse kësaj radhe në opozitë është edhe LDK mirëpo, ata më duket që demonstratën e fundit e kanë bërë në vitin 1993, që 25 vite, prej kur e kanë bërë demonstratën e fundit”, tha Konjufca, raporton KALLXO.com.

https://kallxo.com/vv-paralajmeron-padi-ndaj-hashim-thacit-per-keqperdorim-te-politikes-se-jashtme/