Konfiskohen Rreth 100 Artikuj Ushqimorë me Afat të Skaduar në Drenas

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Drenasit, gjatë vizitave të rregullta në terren, ka hasur në artikuj ushqimorë me afat të skaduar dhe me ç’rast ka bërë edhe asgjësimin e tyre.

Numri i artikujve të konfiskuar me afat të skaduar është 97 produkte me sasi 59 kilogramë dhe 4.5 litra lëngje.

“Masat e ndërmarra ndaj biznesit të cilit i janë gjetur produkte me afat të skaduar nga inspektorët përveç konfiskimit i është vënë edhe gjobë mandatore në vlerën prej 500 eurove”, theksohet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e produkteve të konfiskuara nga Drejtoria e Inspeksionit në Drenas.