
Kryetari Lladrovci pret komandanten e re të Stacionit Policor të Drenasit Foto: Komuna e Drenasit
Komandantja e re e Policisë në Drenas takohet me kryetarin Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim komandanten e re të stacionit policor në Drenas, kapitene Feime Bajrami.
Në këtë takim, bashkë më komandanten e re ishte edhe komandanti i deritanishëm, kapiten Bashkim Bytyqi.
“Në takim u diskutua situata e tanishme e sigurisë dhe u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përforcimit të sigurisë si interes parësor i të gjithëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Drenasit.
Kohët e fundit janë bërë disa ndërrime të komandave nëpër stacione të ndryshme të Policisë së Kosovës për të cilat ka raportuar KALLXO.com.
https://kallxo.com/drejtorit-rajonal-te-policise-ne-prishtine-pritet-ti-ndryshohet-pozita/?
https://kallxo.com/ndryshimet-ne-polici-drejtori-per-krim-te-organizuar-dergohet-ne-njesi-speciale/?
https://kallxo.com/drejtori-i-njesise-speciale-te-policise-behet-drejtor-i-rajonit-te-ferizajt/?
.