
Prokuroria do të kërkojë paraburgim për policin e Drenasit i dyshuar për dhunim
06.2.2019 - 11:06
Rreshteri policor V. V, nga Stacioni Policor në Drenas, është arrestuar mbrëmjen e kaluar për veprime të kundërligjshme.
Inspektorati i Policisë së Kosovës përmes një njoftimi ka thënë se rreshteri është arrestuar nën dyshimin për dhunim dhe keqpërdorim seksual duke keqpërdorur, siç thuhet, pozitën, autoritetin apo profesionin.
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndërsa sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka i tha KALLXO.com se ndaj të dyshuarit do të kërkohet edhe masa e paraburgimit.
“Po në bazë të afateve të caktuara, ne do të kërkojmë masën e paraburgimit për të dyshuarin”, tha Beka për KALLXO.com.
https://kallxo.com/rreshteri-policor-ne-drenas-arrestohet-si-i-dyshuar-per-dhunim/