Sakib Mahmuljin

Komandanti Boshnjak Akuzohet për Mizoritë e Njësisë ‘Muxhahedin’

Mahmuljin u akuzua të mërkurën së nuk ka ndaluar luftëtarët vullnetarë nga njësia “Muxhahedin” të kryenin krime lufte kundër civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës në fshatin Vozuca afër Zavidovicit në vitin 1995, ose t’i ndëshkonte ata për atë që ata bënë.

Sipas akuzave, anëtarët e njësisë vranë më shumë se 50 të burgosur serbë në Vozuca.

“Disa prej trupave iu prenë kokat dhe kokat më pas iu treguan të burgosurve të tjerë,” tha prokuroria boshnjake në një deklaratë.

Anëtarët e njësisë ” Muxhahedin” gjithashtu abuzuan dhe torturuan të burgosurit, i qëlluan me thikë, u prenë veshët, i lidhën dhe i rrahën,” thuhet në deklaratë.

“Të burgosurit ndenjën të lidhur për disa orë në pozicione me litarë rreth qafë, që i mbyti ata,” tha prokuroria.

Ajo tha se janë gjetur trupat e dhjetë viktimave, ndërsa të tjerët janë ende të zhdukur.

Sipas prokurorisë, njësia “Muxhahedin” kishte luftëtarë nga Lindja e Mesme, por ishte aktive brenda Korpusit të Tretë të Ushtrisë Boshnjake.

Mahmuljin u arrestua në fillim të këtij muaji, por nuk u dërgua në paraburgim.

Të mërkurën gjithashtu, prokuroria boshnjake ngriti një padi kundër Radoslav Jankoviç, ish-oficer i inteligjencës në selinë kryesore të Ushtrisë Serbe të Bosnjës (VRS), duke e akuzuar për gjenocid kundër boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995.

Prokuroria e akuzoi Jankoviçin, shtetas serb, se ka ndihmuar dhe mbështetur shfarosjen e pjesshme të boshnjakëve.

“Ai ishte një ndihmëtar i qëllimshëm i pjesëmarrësve në një sipërmarrje të përbashkët kriminale, e cila përbëhej, ndër të tjera, nga strukturat më të larta të Shtabit kryesor të VRS-së, në brigadën e Bratunacit, në Brigadën e Zvornikut dhe të tjera,” thuhet në aktakuzë.

Sipas akuzave të prokurorisë, Jankoviç dërgoi të dhëna të inteligjencës nga selia në brigadën e Bratunacit dhe ka marrë pjesë në takime në të cilat janë marrë vendime për ndarjen e burrave nga familjet e tyre dhe transportimin e grave dhe fëmijëve jashtë zonës së mbrojtur të OKB-së të Srebrenicës.

Ai është akuzuar gjithashtu se ja urdhëruar një grup policësh ushtarakë nga Brigada e Bratunacit të mbledhin të gjithë popullsinë civile nga i gjithë Potocari pranë Srebrenicës dhe t’i sillnin ata në bazën e batalionit holandez OKB në mënyrë që ata të mund të transportoheshin jashtë, dhe ka organizuar përgatitjen e listave të grave, fëmijëve dhe burrave që më pas u ngarkuan në kamionë dhe autobusë.

Në aktakuzë më tej thuhet se ai shoqëroi tre autobusë plot me robër, të cilët janë marrë në Rahovec, ku burrat boshnjakë u ndaluan përkohësisht, duke e ditur se ata do të vriteshin.

“Ai mbikëqyri evakuimin e disa dhjetëra të plagosurve dhe personeli vendas nga organizata Mjekë Pa Kufi nga Srebrenica me qëllim parandalimin e largimit të të plagosurve dhe personelit, kështu që do të shpërqendronte komunitetin ndërkombëtar i cili po bënte presion në lidhje me burrat që u ndanë nga familjet e tyre,” pretendon prokuroria.

Megjithatë, duke qenë se Jankoviç jeton në Serbi, ai është i pa disponueshëm për ndjekje penale.

Të dy aktakuzat janë dërguar në gjykatën shtetërore për konfirmim.