Koktej Molotovi te Qeveria

Policia ka ndërhyrë me gaz lotjsllës pasi disa protestues kanë vazhduar të hedhin koktej molotovi dhe gurë në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

15:22

Përderisa përfaqësues të partive politike po mbanin fjalimet e tyre para shumë protestuesve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, disa protestues kanë filluar të hedhin gurë, mjete piroteknike dhe koktej molotovi në drejtim të Qeverisë dhe Policisë.

Policia nuk është parë të ketë reaguar ndaj këtyre veprimeve të protestuesve.

Në këtë protestë, e cila thuhet si më masivja e organizuar nga opozita deri më tani, liderët e opozitës i kanë bërë thirrje qeverisë që të largohet nga detyra dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja.

gaz1

Sipas Frashër Krasniqit, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ata nuk janë në dijeni se kush janë protestuesit që po hedhin mjete të ndryshme në drejtim të Qeverisë.

“Ne po mundohemi t’i evidentojmë se kush janë ata, dhe organizatorët tanë po mundohen t’i ndalin që mos të eskalojë situata”, tha Krasniqi.

Për të, një veprim i tillë është provokimi minimal.

“Provokimi më i madh po vjen nga qeveria, nga insistimi i tyre mos me dhanë dorëheqje, është provokim i madh i situatës nga ana e qeverisë”, tha ai.

Protesta Live