​Përfundon protesta e opozitës

Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e opozitës e mbajtur sonte në Tiranë.

Protesta si çdo herë tjetër ka përfunduar me mbajtjen e fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, para “Selisë blu”.

Basha aty tha se nuk do të ndalen deri në largimin nga pushteti të Qeverisë së Edi Ramës, ndërsa ka falënderuar protestuesit për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë, apo siç ka thënë “faleminderit që nuk jeni lodhur asnjëherë”.

Brenda “Selisë blu” është mbledhur kryesia e PD-së për të vendosur për veprimet e radhës./21Media