Ilustrim

Kapet me substancë narkotike e thikë, arrestohet prishtinasi

 

Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë tek i cili kishin gjetur substancë narkotike dhe një thikë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, konkretisht tek lokalet e ”Lesnës”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, tek i cili gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë 23.4 gr. si dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendimin e prokurorit.