Kadri Veseli Mysafir në ‘O Sa Mirë’

Në një postim në Facebook Kadri Veseli bëri të ditur se u ka premtuar aktorëve se do të marrë pjesë si mysafir në këtë seri.

“Sot unë takova disa nga personazhet e serialit më të dashur vendor “O sa mirë”, Rrahmanin, Llukmanin, Hakiun si dhe producentin e tyre Fisnikun. Gjatë bisedës me ta u premtova që do të jem mysafir i tyre në fillimin e sezonit të ardhshëm,” shkroi Kadri Veseli.

Sipas postimit të Veselit “arti ka mundësi të mëdha të promovojë vlerat e mirëfillta të realitetit tonë, por edhe të vëjë në pah dukuritë negative”.

Gjatë këtij takimi mediet u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të tij.

Seriali “O Sa Mirë” bashkon shqiptarët e viseve dhe mentaliteteve të ndryshme në një shkollë.