Thaci - Mogherini - Vuciq foto Maja Kocijancic
Ka nisur takimi Thaçi-Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Mogherini
24.6.2018 - 17:55
Ka filluar në Bruksel takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi me ndërjmetësimin e BE-së.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç ka postuar një foto nga fillimi i takimit, që udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
“Dialogu i lehtësuar nga BE: Federica Mogherini takohet me presidentët Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi për të diskutuar normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media