Ilustrim

Istog, arrestohet pasi raportoi rrejshëm se i janë vjedhur rreth 900 euro

Pas një raportimi të rrejshëm që kishte bërë në polici, një person nga fshati Kaliqan i Istogut është arrestuar dje.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti kishte raportuar rrejshëm se nga një i dyshuari është goditur dhe i janë marrë 877 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.