Uran Ismajli - Minister i Shendetsise

Ismaili thotë se do ta mbajë premtimin për punësimin e mjekëve specialistë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot në Kuvend tha se është rritur numri i punëtorëve shëndetësor  dhe mjekëve specialistë të punësuar nëpër qendra mjekësore.

“Mjekët specialistë do të punësohen të gjithë dhe mjekët që kërkohen nga klinikat. Do ta mbajmë premtimin e dhënë. Po na krijohen mundësi që të punësojmë edhe me profile të reja. Kemi bërë një sërë përpjekjesh të shtojmë numrin e specialistëve dhe të krijojmë një ambient të favorshëm që ata të qëndrojnë në Kosovë”, tha Ismaili.

Ministri gjithashtu, premtoi se specialistët e mjekësisë do të kenë pagë të dinjitetshme dhe ambient të mirë për punë.

“E gjithë kjo kërkon që specialistët nuk do t’i marrim për hatër të dikujt, por të shërbejnë në spitale të përgjithshme”, tha ai.