Osmani viziton Policinë dhe QKUK-në: Përkushtimi dhe devotshmëria e tyre, burim krenarie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Klinikën Emergjente, atë të Kardiologjisë si dhe Stacionin Policor Qendër.

Osmani shkruan se shumica festojmë pranë më të dashurve kurse Policia, klinikat dhe shumë të tjerë janë në krye të detyrës për t’u përkujdes për qytetarët.

“Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë”, shkruan Osmani.

Tutje, Presidentja e vendit thotë se “janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurtë çdo ditë të vitit”.

Nga fotografitë e postuara nga Presidentja Osmani, shihet se Policinë e vizitoi së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha kurse Klinikat e QKUK-së me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.