Ilustrim

ISIS Has Vështirësi me Rekrutimet në Bosnjë

ISIS po përpiqet të rekrutojë luftëtarë të rinj nga Bosnja-Hercegovina teksa numri i personave të gatshëm për t’u rekrutuar bie dhe organizata terroriste lufton për të mos humbur territor në Siri dhe Irak, sugjerojnë të dhënat e ekspertëve.

“Është interesante se në gjashtë muajt e fundit, nuk kemi asnjë person të vogël që shkoi në Siri dhe Irak,” tha ministri boshnjak i sigurisë, Dragan Mektiq të martën, sipas agjencisë së lajmeve SRNA.

Duke folur në një seancë parlamentare në Asamblenë e Iniciativës Qendrore Europiane, Mektiq tha se 120 shtetas boshnjakë aktualisht mendohet se janë në Siri dhe Irak.

Më shumë se 50 shtetas boshnjakë janë vrarë atje, sipas tij, ndërsa 60 janë rikthyer – 40 prej të cilëve kanë qenë subjekte të hetimit, disa prej të cilëve vazhdojnë.

Vlado Azinoviq, një ekspert i terrorizmit dhe asistent profesor në Departamentin e Studimeve të Paqes dhe Sigurisë në universitetin e Sarajevës, tha se rikthimet nga Serbia dhe Iraku kanë ndaluar në vitin 2015 dhe se nuk kishte pasur nisje të suksesshme për në Lindjen e Mesme gjatë të gjithë vitit.

“Kjo është e njëjtë edhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe pjesën tjetër të botës,” tha ai.

Azinoviq, që monitoron çështjen, tha se arsyet  mundshme të pakësimit të shifrave ishin kontrollet strikte dhe ndjekjet penale të atyre që kishin udhëtuar për atje.

“Por gjithashtu, kur vjen puna te rajoni, numri i individëve të dyshuar për rekrutim po bie gradualisht,” tha ai.

“Dhe, sa për vendet e tjera, përfshirë BE-në dhe SHBA-në, ato janë udhëzuar nga ISIS të mos udhëtojnë, por të komplotojnë dhe kryejnë sulme në vendet respektove,” shtoi ai.

Denis Haxhoviq, sekretari i përgjithshëm i Qendrës për Kërkime të Sigurisë, sugjeroi se një tjetër arsye për ndryshimin ishte se procesi i rekrutimit të ISIS është prishur teksa grupi ekstremist ka hasur me presion në fushëbetejë.

Disa shtete, përfshirë Rusinë, Turqinë, Francën dhe një koalicion ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja prej më shumë se 60 vendesh, kanë lansuar sulme ajrore dhe ndërhyrje të tjera kundër forcave të ISIS në dy vitet e fundit.

Zinxhiri i logjistikës është shkëputur, tha Haxhoviq dhe udhëtimi në rajon – zakonisht përmes Turqisë – është tani më i vështirë.

“ISIS po lufton dhe mezi po mban territorin dhe kjo nuk është e lehtë për të. Me gjasa ata nuk janë në pozicion që t’i kushtojnë shumë vëmendje organizimit të luftëtarëve të rinj,” tha ai.

Ministri i sigurisë Mektiq gjithashtu hodhi poshtë një raport nga Vecernji List i Kroacisë se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në Bosnje, SIPA, ka prodhuar një raport që e përshkruan Bosnjen si qendrën e Vehabizmit.

SIPA nuk ka prodhuar një raport të tillë, tha ai për median lokale.

Artikulli i publikuar nga gazeta me bazë në Zagreb erdhi pasi presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq e përshkroi “destabilitetin” në Bosnje, si kërcënimin kryesor rajonal.

Grabar Kitaroviq tha në një intervistë për Defense News se nuk ishte “vetëm një lloj politike, por lloji i islamit që ne kemi njohur në Bosnje Hercegovinë po ndryshon, po bëhet më radikal, veçanërisht në zonat rurale, duke ndryshuar stilin e jetesës, madje edhe pamjen e njerëzve në kuptimin e veshjeve dhe sjelljes”.