Isa Mustafa: Treni Nuk do të Lejohej të Hynte në Kosovë

Ai tha se institucionet e Kosovës kanë marrë të gjitha masat që ta informojnë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë.

“Kemi mobilizuar të gjitha institucionet shtetërore për t’u përballur me situatën”, tha Mustafa para gazetarëve.

“Mendoj se kthimi prapa i këtij treni është veprim i duhur sepse hyrja e tij nuk do të lejohej”, tha kryeministri.

“Nëse do të hynte, treni do të trajtohej me ligjet e Kosovës. Republika e Kosovës nuk do të lejojë provokime të tilla të cilat do ta kthenin Kosovën dhe rajonin në konflikte të errëta dhe të paparashikueshme”, tha ai.