Isa Mustafa - Foto: REL/Reuters

Isa Mustafa i gëzohet lirimit të Sylejman Selimit nga burgu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se e ka gëzuar lajmi për lirimin e Sylejman Selmanit nga burgu.

Për gjeneral Selimin, Mustafa ka thënë se ka dhënë një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe.

“Më gëzoi lajmi për lirimin e gjeneral Sylejman Selimi. Gjeneral Selimi dha një kontribut të veçantë në luftë dhe në paqe.

Gjeneral, të uroj shëndet!”, ka shkruar Isa Mustafa në profilin e tij në “Facebook”.

KALLXO.com raportoi sot për lirimin me kusht të ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Sylejman Selimi do të lirohet sot dhe do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

https://kallxo.com/sylejman-selimi-lirohet/

www.kallxo.com