Gjilani

I dehuri sulmon vajzën, përfundon në pranga

Dje rreth orës 03:30 është arrestuar një person në Gjilan për dhunë ndaj vajzës së tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar vajzën e tij.

Viktima ka pranuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.