Ilustrim

I dehuri keqtrajton familjarët dhe i vë flakën shtëpisë

Një person në Prizren i ka vënë flakën shtëpisë së tij në Prizren.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, në gjendje të dehur fillimisht i kishte keqtrajtuar familjarët e tij e më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë.

Në raportin e policisë nuk rapotohet për persona të lënduar.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.