Foto: Ilustrim

Humb Jetën Një Person në Aksident Trafiku

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Shtime- Lipjan mbrëmë rreth orës 23:50.

Viktima S.H., 39 vjeç, me veturë Daimler- Chrysler ka humbur kontrollin për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, është përplasur në një eskavator, ka thënë Policia e Kosovës.

Në komunikatë të policisë thuhet se prokurori kujdestar e ka autorizuar Njësinë Rajonale të Trafikut që të merret me hetimin e rastit.

Gjithashtu prokurori kujdestar ka urdhëruar që turpi i pajetë i viktiminës të dërgohet në Insititutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.