ARKIV - Homazhet në nderim të Astrit Deharit - Foto: KALLXO.com

Homazhet për Astrit Deharin (Foto)

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe te arkivoli i Astrit Deharit, aktivisti 26-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Qindra qytetarë, familjarë e aktivistë të Vetëvendosjes morën pjesë në homazhet e zhvilluara para Teatrit Kombëtar në kryeqytet.

Astrit Dehari u gjet i vdekur të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ishte dërguar si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës në mbrëmjen e 4 gushtit 2016.

Trupit të Astrit Deharit dje i është bërë autopsia.

Astrit Dehari është varrosur sot në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës.

Në fotografitë e shkrepura nga Atdhe Mulla shihet pikëllimi në fytyrat e pjesëmarrësve në ceremoninë e homazheve pranë arkivolit të të ndjerit.

Fotot e Homazheve per Astrit Deharin IMG_9447 IMG_9448 IMG_9449 IMG_9450 IMG_9451 IMG_9452 IMG_9453 IMG_9454 IMG_9455 IMG_9456 IMG_9457 IMG_9458 IMG_9459