Nesër intervistohet Albulena Haxhiu për rastin e Astrit Deharit
19.11.2023 - 13:45
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nesër ministrja Albulena Haxhiu do të intervistohet për rastin e Astrit Deharit.
Sipas njoftimit, intervistimi i ministres Haxhiu do të fillojë nga ora 10:00.
Pas intervistimit, ministrja ajo do të mbajë një konferencë për media.
Me 9 nëntor ministrja Albulena Haxhiu kishte bërë të ditur se kishte marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar në lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Shkak i ftesës ishte bërë një shkrim i Haxhiut në rrjetin social Facebook dhe një deklaratë dhe në medie tjera publike të datës 5 Nëntor 2023.