Foto: KALLXO.com.

Të enjten mbahen homazhe për Vjosa Berishën

Nesër (e enjte) do të mbahem homazhe për nder të producentes kosovare Vjosa Berisha.

Producentja Vjosa Berisha vdiq më 23 qershor 2022 në Londër, pas një sëmundje të rëndë.

Regjisori Fatos Berisha, bashkëshorti i së ndjerës ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri në 15:00 në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ndërsa, nga ora 15:00 deri në -16:00 do të mbahet një mbledhje komemorative e organizuar nga Ministria e Kulturës, po në TKK.

Kurse, varrimi i së ndjerës do të behën në ora 17:00 në varrezat në Arbëri të Prishtinës.

Vjosa Berisha ishte themeluese dhe drejtoreshë e përgjithshme e festivalit “Prishtina International Film Festival” (PriFilm).