Takimi Donald Trump - Kim Jong-un - Foto: BBC/AFP

Historike: Trump, presidenti i parë amerikan që shkel në tokën e Koresë Veriore

Donald Trump është presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që ka shkelur në tokën e Koresë Veriore.

Momenti historik ka ndodhur pas një takimi mes Donald Trump dhe homologut të tij verikorean, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar në mes të dy Koreve.

Në një konferencë për media, presidenti verikorean ka shfaqur shpresën se ky takim do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha bisedimet në të ardhmen, raporton BBC.

Po ashtu, në këtë rast ka ndodhur një takim trepalësh. Përveç presidentëve Trump dhe Kim ishte edhe presidenti i Koresë Jugore, i cili për vite të tëra ka luajtur rolin e ndërmjetësit ndërmjet ShBA-së dhe Koresë Veriore.

Paraprakisht, presidenti amerikan dhe ai verikorean i shtrënguan duart në zonën e demilitarizuar.

Foto: BBC/Reuters